Sot kryhet simulim i fluturimit të Trajkovskit

Sot do të kryeht simulim i fluturimit Shkup-Mostar në të cilin para pothuajse 10 vjetëve e humbi jetën presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski. Siç deklaroi për MIA-n Sotir Trajkov, përfaqësues i autorizur i Maqedonisë në Komisionin ndërkombëtar i cili e zbaton hetimin e ripërtërirë, në orët e pasditës do të kryhet fluturim për kontrollin e procedurës së fluturimit në relacionin Shkup-Mostar me aeroplan të llojit të njëjtë “Kinger”, me të cilin më 26 shkurt të vitit 2004 ndodhi fatkeqësia në të cilën e humbi jetën presidenti Trajkovski, anëtarët  e elegacionit shtetëror dhe ekuipazhit.

Gjatë këtij fluturimi, Omer Kuliq, kryetar i Komisionit Ndërkombëtar për hulumtim të sërishëm të fatkeqësisë me një grup ekspertësh do ta kontrollojë realizimin e procedurës dhe efikasitetin e mjeteve  të navigacionit të aeroportit të Mostarit. 

Hetimi për fatkeqësinë ajrore në të cilën e humbi jetën presidenti Trajkovski u ripërtëri sërisht në kërkesë të Maqedonisë pas  dorëzimit të dëshmive të reja.

Hetimin fillestar që e zhvilluan organet kompetente të Maqedonisë dhe Bosnjës thanë se shkak për rrëzimin janë të metat e ekuipazhit  të bëra në procedurën për aterim në aeroportin në Mostar në kushte të gjendjes së komplikuar meteorologjike, mjegullës së dendur dhe vranësirave. 

“Kingeri” qeveritar me të cilin presidenti Trajkovski udhëtoi në Konferencën Ndërkombëtare për investim në Bosnjë e Hercegovinë, më 26 shkurt të vitit 2004 u rrëzua në afërsi të Matiq Bërdo pranë fshatit Huskoviq në afërsi të Mostarit. 

Aeroplani duhej të ateronte në aeroportin e Mostarit në orën tetë sipas kohës lokale. Mbetjet u gjetën 24 orë pas rrëzimit të aeroplanit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button