Roma beson te Garcia, trajneri ndëshkon lojtarët

Pas disfatës ndaj Atalantës, mediat italiane e kanë vendosur në dyshim të madh të ardhmen e Rudi Garcias në stolin e Romës.

Megjithatë për momentin trajneri 51-vjecar do të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës verdhekuqe. Sipas drejtuesve të Romës fajtorët për këtë situatë jo të mirë që po kalon klubi kryeqytetas janë lojtarët. Këta të fundit me në krye Drejtorin Sportiv, Walter Sabatini kanë çliruar nga cdo përgjegjësi trajnerin francez.

Në një intervistë, Sabatini theksoi se Garcia nuk preket. Gjithsesi pavarësisht deklaratave të Drejtorit Sportiv të Romës, 4 ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e teknikut francez dhe sidomos përballja e Championsit ndaj bjellorusëve të Bate Borisov, e cila do të vlejë një vend në fazën e 1/8-ave të këtij kompeticioni. Ndërkohë vetë Garcia ka ndëshkuar futbollistët e tij për humbjen 0-2 ndaj Atalantës në “Olimpico”, duke u hequr ditën e pushimit. Mëngjesin e kësaj të Hëne lojtarët e Romës nuk ishin pranë familjeve të tyre por në qëndrën stërvitore të klubit në Trigoria duke zhvilluar një seancë të plotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button