Spasovski: Në vijim është hetimi rreth dëshmive për falsifikimin e letërnjoftimeve

“Në MPB punohet në bazë të urdhërave nga Prokurori Publik i RM-së. Hetimet janë në vazhdim, ndërsa ekspertiza e parë ka përfunduar lidhur me atë se letra e materialeve të shtypura është e falsifikuar. Është zbuluar se në ato 105 letërnjoftime, 90 personave u është vjedhur identiteti. Rasti ka të bëjë me Kumanovën, Kërçovën, Shtpin, Gostivarin, Shkupin etj.”, kjo është përgjigjja e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në pyetjen e deputetit Aleksandar Nikolovski nga VMRO-­DPMN-­ja lidhur me falsifikimet e letërnjoftimeve, duke iu referuar shkrimit në javoren “Fokus”, kur do të përfundojë hetimi për t’ia hequr dyshimin opinionit lidhur me mes të tjerash manipulime të tjera të mundshme për manipulimet e zgjedhjeve të kaluara dhe të ardhshme.

Duke theksuar se hetimi vazhdon, sipas Spasovskit, puna e parë dhe kryesore është që PP­ja e RM­së ta kryejë punën në pajtim me rregullat ligjore, dhe jo MPB-­ja. Ai theksoi se ka pasur denoncim në MPB se ekziston dëshmi për falsifikimin e letërnjoftimeve respektivisht 105 kopje. Menjëherë, njoftoi Spasovski, denoncuesi është pranuar nga drejtori i Zyrës për Siguri Publike Goranço Savovski, i cili nuk është ndryshuar, por është i njëjti drejtor nga ministri i mëparshëm i Punëve të Brendshme, tha Spasovski, ndërsa lënda është dhënë në repartin për Krim të Organizuar ku shef është Zoran Gligorov, i emëruar nga ish ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov.

Lexo: Letërnjoftimet e rrejshme, Kadriu: Falsifikimi , vepër e rëndë penale

Lexo: VMRO-DPMNE kërkon llogaridhënie për letërnjoftimet e rrejshme nga MPB!

Lexo: Spasovski: Hulumtojmë për letërnjoftimet dhe për sistemin AFIS

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button