FIFA shpall emrat e finalistëve për “Topin e Artë”

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka shpallur tre lojtarët finalistë për fitimin e ‘Topit të Artë’.

Ashtu siç pritej dyshja e ‘jashtëtokësorëve’ Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në mesin e tre lojtarëve finalistë për fitimin e ‘Topitë të Artë’.

Ndërkohë futbollisti i tretë është braziliani Neymar i cili po kalon momentet e tij më të mira në karrierë.

FIFA gjithashtu ka shpallur finalistët edhe për kategoritë tjera, si ‘Topi i Artë’, për femra, trajneri më i mirë i vitit për meshkuj dhe femra si dhe tre finalistët për çmimin ‘Puskas’, apo ndryshe që njihet si goli më i mirë i vitit.

“Topi i Artë” për femra: Carli Lloyd, Aya Miyama dhe Celia Sasic

“Trajneri më i mirë” për meshkuj: Pep Guardiola (Bayern Munich), Luis Enrique (Barcelona) dhe Jorge Sampaoli (Kili).

“Trajneri më i mirë” për femra: Jill Ellis (SHBA), Mark Sampson (Uellsi) dhe Norio Sasaki (Japonia)

Për çmimin “Puskas”, ndryshe goli më i bukur i vitit janë nominuar: Alessandro Florenzi (Roma), Lionel Messi (Barcelona) dhe Wandell Lira(Goianesia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button