SPGM kërkon marrëveshje kolektive për gazetarët

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë në propozimin e tyre për marrëveshje kolektive për gazetarë dhe punëtorë mediale, kërkon që rroga minimale për gazetarët të jetë rreth 20 mijë denarë aq sa është rroga mesatare në shtet, kohën jashtë orarit që e punojnë gazetarët, kameramanët, fotoreporterët të ju paguhet, redaksitë të pyetën nëse pajtohen me emërimin e redaktorëve, të mbrohen të drejtat autoriale, të vendoset numri minimal i të punësuarve në një medium, të pengohet mobingu struktural, njofton Shenja.

“Pozicioni i Sindikatës në lidhje me lirinë e gazetarëve dhe lirisë së mediave është e qartë: Përderisa gazetarët dhe punëtorët medial, punojnë nën kërcënime se do të largohen nga puna, me degradime, me dënime, ata nuk do të prodhojnë prodhim të lirë, profesionalë dhe të balancuar”, ka deklaruar Tamara Çaushidis, kryetare e Sindikatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button