Bien çmimet e dizelit dhe vajit ekstra të lehtë

Dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej mbrëmë në mesnatë janë liruar për një denar, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i pandryshuar.

Sipas Vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë, çmimi i ri i dizelit do të jetë 48.50 denarë për litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 37,50 denarë.

Ulet çmimi i mazutit dhe do të arrijë 19,2 denarë për një kilogram.

Çmimi mestar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit ka arritur 42,8 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin 57,7 denarë për një dollar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button