Britania e Madhe kampione e Davis Kupës pas 79 vitesh

Andy Murray ishte vendimtar, duke bërë që Britania e Madhe të fitojë Kupën Davis, duke ndërprerë pritjen 79-vjeçare.

Skocezi 28-vjeçar, që në vitin 2013 u bë britaniku i parë që triumfoi në Wimbledon pas 77 vitesh, realizoi pikën vendimtare të suksesit 3-1 në finalen kundër Belgjikës. Në tokën e fushës së mbyllur të tenisit, Murray mposhti në tre sete numrin 1 të ekipit belg, David Goffin, 6-3 7-5 6-3, duel që zgjati afro tre orë.

Për Britaninë e Madhe ky është suksesi i dhjetë në Kupën Davis, por i pari prej vitit të largët 1936, në atë periudhë ishte Fred Perry ai që udhëhoqi britanikët te suksesi. Në palmaresin e turneut, ekipi britanik i tenisit tashmë pozicionohet në vendin e tretë, pas Australisë që kryeson me 39 fitore dhe Shtetet e Bashkuara që kanë 32. Në anën tjetër, Belgjikës i duhet ende të presë për ta fituar për herë të parë Kupën Devis.

Kapiteni i ekipit britanik, Leon Smith vlerësoi “paraqitjen e shkëlqyer të Murray, që gjatë këtij viti arriti të bënte gjithçka”, ndërsa u shpreh krenar për të gjithë skuadrën. Murray e cilësoi vitin që po mbyllet si mjaft të vështirësi, megjithë theksoi se asnjëherë më parë nuk e kishte provuar “ndjesinë e një triumfi të tillë”, si ky në Kupën Davis.

Me 11 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara gjatë vitit kalendarik, 8 në sfidat teke dhe 3 në dyshe, Andy Murray është shfaqur vërtetë i pathyer me fanellën e kombëtares.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button