Aktivistët: Maqedonia po hyn në krizë humanitare

Maqedonia po hyn në krizë humanitare. Ky është vlerësimi i aktivistëve dhe shoqatave humanitare, pas vendimit të fundit të Qeverisë për vendosjen e gardhit në kufirin me Greqinë. Suad Misini, konsideron se Maqedonia ka problem menaxhimin me migrantët, ndërsa vendimi i tillë sipas tij, vjen si pasojë e frikës se në rast kthimi të migrantëve nga shteti serb, ata do të mbeten në Maqedoni, njofton Shenja.

“Ky problem do të zgjerohet edhe më shumë për shkak se vendosja e gardhit rrethues nuk do ta zgjidh problemin, ndërsa zgjidhja është lëshimi ose mbajtja e migrantëve. Në vend të vendosjes së gardhit rrethues është dashur të vendosim strategji procedimi sipas Bashkimit Evropian. Kam frikë se do të jemi dëshmitarë të situatave tragjike nga kufiri jugor”, thotë aktivisti Suad Misini.

Vendimin e Qeverisë si johuman e vlerëson edhe aktivisti i shoqatës humanitare “Merhamet”.

“Maqedonia zbaton dënimin, diskriminimin dhe kthimin ditëve të fundit. Këto janë gjërat elementare të cilat i shkel Maqedonia. Ne si organizatë jemi që të tregohemi human, si shoqëri humane dhe në këtë rast apeloj edhe partitë politike që të merren më seriozisht më këtë çështje. Duhet të gjithë bashkërisht si shoqëri, si subjekte dhe njerëz, të dimë si t’i trajtojmë këta njerëz”, tha Eljasa Ismaili nga Shoqata Humanitare “Merhamet”.
Dy aktivistët vlerësojnë se Maqedonia po shkel konventat ndërkombëtare duke mos i mundësuar migrantëve as procedurën për azil-kërkim.

“Askush nuk guxon të mbetet pa mundësinë për procedurë. Vetëm me përmbarimin e procedurës mund të vlerësohet si azil, ose në rast se nuk i lejohet për azil, t’i vlerësohet si refugjatë, ose të mbahet si migrant ekonomik. Mbajtja e tillë pezull apo “unbllok” si migrant ekonomik, përbën manipulim, shkelje dhe keqpërdorim të së drejtës”, deklaron aktivisti Suad Misini.

“Përdorimi i shok bombave, sendeve fizike ndaj emigrantëve, faktikisht neve si shoqëri na ka demoralizuar shumë. Maqedonia nuk është dashur të veprojë në këtë mënyrë”, thekson Eljasa Ismaili nga Shoqata Humanitare “Merhamet”.

Minisi dhe Ismaili shtojnë se Maqedonia duhet të lejojë tranzitimin e migrantëve për shkak se vendi ynë është vetëm korridor përmes të cilët frekuentojnë ata. Vendimi për ngritjen e gardhit me tela është marrë nga Trupi koordinues qeveritar për përballje me krizën e emigrantëve. Para dy javësh po ashtu edhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Maqedonisë deklaroi se si masë të fundit e cila mund të ndërmerret është ngritja e gardhit me tela në vendet ku vlerësohet se është e nevojshme. Ditë më parë, vendimi i tillë nxiti përleshje të ashpra mes policisë së Maqedonisë dhe migrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button