Kumanovë, plaçkitje e rëndë

Stoli ari dhe argjendi me vlerë prej 18.500 eurosh dhe edhe 6,500 euro janë vjedhur mbrëmë në një shtëpi private në Kumanovë.

Siç njoftojnë nga policia, grabitja  është bërë nga tani për tani person të panjohur që në periudhën prej orës 20:30 deri më 22.18 me forcë, përmes ballkonit, ka hyrë në shtëpinë pronë e A.A.

Autori e ka hapur  dritaren nga dhoma e gjumit, ka hyrë brenda dhe pas kontrollit të shtëpisë ka marrë një valixhe në të cilën ka pasur vathë, perla, byzylykë, varëse, unaza, ora, stoli argjendi …… dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po merr masat për zbardhjen e rastit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button