Protestë, “këpucë në rrugë” për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Në prag të Konferencës për klimën, që fillon nesër në Paris, anëtarët e disa organizatave ekologjike sot organizuan protestë në kryeqytetin francez me lënien e këpucëve në “Sheshin e Republikës”. Protesta “këpucë në rrugë” ka për qëllim t’i stimulojnë liderët pjesëmarrës në samitin në Paris të arrijnë marrëveshje për masa për kufizimin e ngrohjes globale dhe ndryshimet klimatike. Aktivistët ekologjikë vendosën në këtë mënyrë ta shfaqin protestën e tyre, sepse për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Francë të vendosur pas sulmeve në Paris më 13 nëntor, janë të ndaluara çfarëdo protesta masive dhe demonstrata, njofton MIA.

Ekologët planifikuan protesta masive rrugore gjatë Konferencës për klimën në Paris, por për shkak të gjendjes së sapokrijuar pas sulmeve, vendosën që tubime të tilla sot të mbajnë në disa qytete në mbarë botën. Organizata për mbrojtjen e mjedisit jetësor kërkojnë nga pjesëmarrësit në Konferencën për klimën, që do të zgjasë deri më 11 dhjetor të arrijnë marrëveshje për “kufizim më serioz të emisioneve të gazrave të dëmshëm” si dhe t’u ndihmojnë vendeve të varfra të ballafaqohen me pasojat nga ngrohja globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button