Maqedonia ka mbetur me rreth 1,8 milion banorë?

Në Maqedoni mund të jetojnë rreth 1,8 milion banorë. Kjo  shifër është nxjerrë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Ajo mund të jetë e përafërt me numrin e popullsisë aktuale, pasi që në këtë fond është e regjistruar gati e gjithë popullsia e vendit, që shfrytëzon shërbimet shëndetësore.

Sipas të dhënave të këtij Fondi, në dhjetor të 2012 ishin regjistruar 1.744.237 qytetarë të siguruar për shërbime shëndetësore dhe kjo shifër mund të jetë e përafërt me numrin e popullsisë aktuale në vend.

Shkaqet e rënies drastike të numrit të popullsisë është trendi i largimit për qëllime azili dhe pune në vendet e Bashkimit Evropian pas heqjes së vizave. Viteve të fundit bëhet e ditur për një numër të madh të qytetarëve që për shkaqe sociale dhe ekonomike braktisin vendin. 

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Maqedoni jetojnë 2.022.547 banorë, prej të cilëve 65 për qind maqedonas, 25,17 për qind shqiptarë, 3,85 turq, 2,66 romë, 1,78 serb dhe komunitete tjera pakicë, transmeton INA. Vitin e kaluar u anulua regjistrimi i planifikuar i popullsisë, për shkak të mosmarrëveshjeve midis anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit lidhur me realizimin e procesit dhe metodës së regjistrimit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button