Teatri dhe Biblioteka e Tetovës, pengesa gjatë ndërtimit

Barakat që ndodhen në oborrin e objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, janë shkas për vonesat e deritanishme të ndërtimit të objektit të ri ku do vendoset Teatri dhe Biblioteka e qytetit. Por, megjithatë edhe pse ngadalë, vazhdojnë punimet për vendosjen e shtyllave kryesore të objektit të ri, njofton Alsat M.

“Pengesat kanë qenë të natyrave teknike dhe objektive shkaku i infrastrukturave nëntokësore që ka pasur EVN-ja,dhe ajo që ishte më e papritur ishte problemi që u shfaq me barakat në qendër të qytetit të cilat në mënyrë plotësuese na shtuan humbjet e ditëve”, u shpreh Haki Fazliu. Drejtor i shtëpisë së kulturës Tetovë.

Udhëheqësi i projektit të ndërtimit të Bibliotekës dhe Teatrit të Tetovës Haki Fazliu, nuk ka pranuar se mjetet janë shkurtuar, por ka deklaruar se objekti i ri do ketë dy kate më pak.

“Unë nuk shoh se janë shkurtuar mjetet por ka një korrigjim projekti i cili me projekt ishte i planifikuar tre kate nëntokësore për parkingje të qytetit me karakter publik nga këto tre tash për tash janë dy, dhe një pjesë e cila në nën kulm parashihej të jetë pra nuk shoh se janë shkurtuar dhe me mjetet që janë në diskonim besoj që do kompletohet ky projekt”, deklaroi Haki Fazliu. Drejtor i shtëpisë së kulturës Tetovë.

Ndryshe, ndërtimi i objektit të ri të Teatrit të Tetovës, në mënyrë pompoze ka filluar para një viti me deklarimet e funksionarëve qeveritar se ky projekt së shpejti do të ngritët në këmbë, por pas kësaj, mjete buxhetore për objektin e ri u zvogëluan si pasojë e rebalancit të buxhetit të shtetit, gjë kjo që ndikoi që të humbet një kat i objektit për të cilin, ende askush nuk ka sqaruar nëse ky objekt do jetë funksional dhe pa pengesa pas këtyre shkurtimeve që i janë bërë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button