Filloi vaksinimi për gripin sezonal

Prej sot qytetarët e Maqedonisë do të mund të vaksinohen kundër gripit sezonal në të gjitha qendrat për shëndet publik, si dhe në shtëpitë private shëndetësore.

Vaksinimi nuk është i obligueshëm ndërsa qytetarët paguajnë për këtë vaksinë 400 denarë.

Për këtë vit janë siguruar 30.000 doza të vaksinës të prodhuara nga kompania farmaceutike “Glakso Smit Klajn” nga Belgjika.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinat janë të sigurta, me kualitet të lartë, në pajtim me rekomandime e Organizatës Botërore shëndetësore dhe janë të kontrolluara nga Byroja për barëra.

Lajme të ngjashme

Back to top button