Në ekspozitën “Çmimi i Nëntorit” u shpërblyen artistët më të mirë shqiptarë

Në një ekspozitë mbarëkombëtare të artit pamor u ekspozuan veprat e 46 artistëve shqiptar nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Presheva për tu shpërblyer më pas, artistët më të mirë të disa kategorive. Eventi u organizua nga Shoqata e artistëve figurativ në Maqedoni “Draudacum” me seli në Gostivar, me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës.

Ekspozita tradicionale “Çmimi i Nëntorit” organizohet me rastin e ditës së flamurit për të promovuar vlerat artistike të artistëve të artit pamor në përgjithësi.

Artistët e shpërblyer me vendin e parë në kategoritë përkatëse ishin:

Çmimin e grafikës: Lulzime Osmani nga Kërçova,

Çmimin e skulpturës: Rezelinda Begaj nga Prishtina,

Çmimin e fotografisë: Saimir Amedi nga Fieri,

Çmimin e pikturës: Agron Abduli nga Tetova,

Çmimin e vizatimit: Hilmi Mehmeti nga Gostivari,

Çmimin e artit konceptual: Muhamed Veseli nga Gostivari.

Vendin e parë për Çmimin e Nëntorit e mori Agim Rudi për art konceptual, profesor për skulpturë në Prishtinë.

Juria përbëhej nga Reshat Ameti, Xhelil Rufati, Nafi Jashari, Luan Zenki dhe Bejtulla Zaimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button