Strugë: Konferenca e programit për gratë “Investo për të ardhmen”

Në Strugë prej sot deri më 19 tetor do të mbahet konferenca e katërt e programit për mbështetje të grave “Investo për të ardhmen”. Me këtë ngjarje Maqedonia edhe zyrtarisht u bë pjesë e rrjetit të vendeve të Evropës Juglindore dhe të Euroazisë, me zyrë të hapur të këtij programi dhe koordinator për vendin.

Në konferencë do të marrin pjesë qindra gra delegate nga 15 vende, duke përfshirë Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Kroacinë, B e H-në dhe Malin e Zi. Pjesëmarrëset e tjera të ftuara vijnë nga SHBA-ja, Anglia, Polonia, Rumania, Turqia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani.

Qëllimi i konferencës është që gratë e pranishme sipërmarrëse, të arsimuara, kreatore të politikave, udhëheqëse të shoqërisë civile dhe drejtuese në sektorin publik t’i ndajnë përvojat e tyre që do të rezultojë me një potencial të bashkuar  dhe rrjet për nxitje dhe mbështetje të grave në biznes.

Programi “Investo për të ardhmen”, është krijuar dhe mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së në vitin 2010 nën udhëheqjen e ish-sekretares së Shtetit, Hilari Klinton dhe ambasadores së parë globale për të drejtat e grave Melan Virvir.

Lajme të ngjashme

Back to top button