Popov e pranon: “Po u thash “indijanci” (Video)

Montazha që pretendohet prej klubit të futbollit Vardari, se Tv21 ka insinuar rastin, në të cilin futbollisti Goran Popov i quan tifozët “indianci” demantohet qartë në xhirimet e TV21. Madje vet futbollisti flet për televizionin TV21 dhe e pranon se ka përdorur atë fjalë. Sipas Popovit fjala “indianci” nuk është fjalë fyese dhe për këtë shkak nuk e zë të arsyeshme të kërkoj falje.

Por nuk u mjaftua me kaq. Futbollisti i KF Vardarit, bashkë me klubin e tij, vendosën që ta fshehin të vërtetën dhe të sulmojnë të tjerët, për gjoja insinuim të situatës. Montazha që pretendohet prej tij dhe klubit të tij, demantohet qartë në xhirimet e TV21. Por 48 orë më vonë, vet futbollisti flet për televizionin TV21 dhe ka dhënë këtë sqarim.

“Ajo që ndodhi drejt kamerës tuaj  që thash Indianci. Si të them “Indianci” është fjalë normale për cilën mund të them se është sikur shaka. Për këtë kur filluan të më fishkëllejnë dhe gjuajnë unë thash thjesht “Largohuni nga unë “Indinanci””. Pastaj kur më pa kamera juaj dhe kur më thanë se të dëgjuam unë thash, “Po ashtu është “indianci”,  e kisha fjalën për një numër të tifozëve që ishin në tribuna që gjuanin pas meje. Nuk ishte e thënë asgjë e keqe me qëllim, të mos flasim për racizëm a po diçka tjetër, ato janë marrëzira”, tha Popov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button