Uashingtoni zyrtar mbështet integrimet e Maqedonisë

Departamenti i Shtetit amerikan, pas publikimit të raporteve të Komisionit Evropian për progresin e vendeve ballkanike, njoftoi se Uashingtoni do të vazhdojë t’i mbështesë integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe vendeve të tjera kandidate. 

“SHBA-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen e vendeve të cilat kanë aspirata euroatlantike. Me kënaqësi e presim ditën kur këto vende tërësisht do të integrohen në institucionet evropiane, që madje do t’i thellojë edhe marrëdhëniet dhe partneritetet tona me to. Jemi të kënaqur që Komisioni Evropian, konkludoi se aspirantët për anëtarësim në BE kanë arritur progres të mirë në integrimet”, deklaruan nga Departamenti i Shtetit

Në Departamentin e Shtetit thonë se nuk do të komentojnë për hollësitë e raporteve për progresin e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera kandidate dhe aspirante për anëtarësim.

Lajme të ngjashme

Back to top button