Sulmohen nga hakerët shqiptarë, faqet serbe bëhen kuqezi

Hakerët shqiptarë kanë sulmuar disa faqe serbe. Faqja zyrtare e Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës së Serbisë, faqja zyrtare e shtetit serb si dhe disa sektorë të tjerë të veprimtarive shtetërore serbe janë sulmuar nga një grup hakerësh që identifikohen si “Kosova Hackers Group”.

Ata kanë vendosur në këto faqe foto të Ballist Morinës, Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe logot e “Autoktonus”, transmeton Shekulli.

“Luftojmë për ty që t’mos humbësh kurrë, ty JETËN ta fali ma i miri FLAMUR”, është mesazhi i lënë nga hakerët.

Në disa prej faqeve serbe, hakerët shqiptarë janë tallur duke paraqitur dhe tabelën e kualifikimeve për Euro 2016, me shënimin “Don’t Forget” (Mos e harroni).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button