Ivanov: Raporti i Komisionit Evropian pasqyrë reale e asaj që është punuar

Presidenti Gjorgje Ivanov, pas takimit me ambasadorin Aivo Orav, ka theksuar se raporti i Këshillit Evropian për Maqedoninë jep një fotografi reale të asaj që është punuar dhe të arriturave të shtetit .
Ambasadori i BE-së, në Maqedoni, Orav gjatë takimit i ka dorëzuar presidentit Ivanov, raportin për progresin e shtetit për vitin 2013, përgatitur nga Komisioni Evropian.

Gjirgje Ivanov, është shprehur i kënaqur me rekomandimin për fillimin e  bisedimeve për anëtarësim në BE. Ivanov përsëriti se proceset reformuese qëndrojnë lartë në agjendën e Maqedonisë dhe shpreson se në Këshillin e Evropës, anëtaret e Unionit Evropian do të tregojnë vendosmëri.

“Është koha e fundit që Maqedonia të vazhdojë me proceset integruese, është koha e fundit që Maqedonisë t’i  mundësohet ecje paralele. Gjendja e “status kuos”, askujt nuk i sjell asgjë. Nuk ka impuls më të fuqishëm për reformat dhe për tejkalimin e dobësive se sa fillimi i bisedimeve për anëtarësim”, ka porositur kryetari i shtetit Ivanov, euro ambasadorin Aivo Orav.
Orav, shpreson se proceset reformuese në vend do të vazhdojnë dhe se Maqedonia sa më shpejt të fillojë bisedimet për anëtarësim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button