Van Gaal: Leicester mund të fitojë titullin

Louis van Gaal, menaxheri i Manchester United, konsideron se Leicester City, lideri aktual sensacional i Premier ligës pas 13 xhirove të luajtura, mund të fitojë titullin e kampionit të Anglisë. Pikërisht janë “Dhelprat” rivali i ardhshëm i Manchester United-it në ndeshjen e cila luhet këtë të shtune, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e sezonit të kaluar në stadiumin “King Power” Leicester ka festuar me rezultat 5:3 dhe për këtë arsye van Gaal me kujdesin dhe respektin ndaj rivalit pret edhe ndeshjen e këtij sezoni.

“Mendoj se është e mundshme që Leicester të fitojë ligën. Në ekip kanë Jamie Vardy-n, golashënuesin më të mirë të ligës. Edhe sezonin e kaluar Vardy na bënte probleme. Ai shënon, di të nxjerrë penaltinë, ka shënuar dhjetë gola në dhjetë ndeshje me radhë dhe me të vërtetë është lojtar i shkëlqyeshëm. Nga lojtarët e tjerë e di vetëm se Dennis Bergkamp bëri të njëjtën gjë derisa ishte duke luajtur në Ajax. Kjo tregon se një gjë të tillë nuk është lehtë të bëhet”, ka thënë van Gaal për mediat britanike.

Ai ka shtuar ndër të tjera se: “Është normale që klubet si Leicester, me kalimin e sezonit, gjithnjë e më vështirë të fitojnë pikët. Por, kjo është Anglia dhe në Premier ligën të gjitha klubet kanë para të mjaftueshme për të përforcuar klubin e vet. Dallimi ndërmjet klubeve në Premier ligë është shumë i vogël, kështu që është e mundur që Leicester me këtë tempo të durojë deri në fund të sezonit.”

Pas 13 xhirove të luajtura, Leicester zë vendin e parë me 28 pikë, ndërsa Manchester United me një pikë më pak ndodhet në pozitën e dytë, kështu që ndeshja e së shtunës pritet të jetë një derbi i vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button