Orav: Qeveria ka afat prej dy muajsh për të adresuar vërejtjet dhe kritikat

Bashkimi Evropian  i ka dhënë Qeverisë një afat prej dy muajsh për të adresuar vërejtjet dhe kritikat e KE-së në Raportin e Progresit.

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, ka thënë pas prezantimit të Raportit, se nuk duhet humbur kohë në interpretimet nëse Raporti është pozitiv ose negativ, por të kuptohet si një platformë për negociatat e mëtejshme. 

“Deri në dhjetor, kur do të mbahet Samiti i Këshillit të BE-së, ka dhe dy muaj, kohë e mjaftueshme kjo që Qeveria të marrë parasysh të gjitha vërejtjet”, ka deklaruar ambasadori. 

Ai ka thënë se vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës dhe gjyqësorin e pavarur, përmirësimin e dialogut politik, avancimin e lirisë së medias dhe lirimin nga presioni i medias, për shkak të reklamave qeveritare, dhe të tjera kritika.

Lajme të ngjashme

Back to top button