“Asgjë s’ka të bëjë me profetin Muhamed”: Përgjigje ndaj vrasjeve në emër të islamit (Video)

Kamal Saleh është 21 vjeç. U rrit në Punchbowl NSW, Australi. Ai ka qenë gjithmonë dikush që ka dashur të shprehet me anë të Artit. Ai është i njohur për të folurit “me rimë” në YouTube.

Së fundmi, ai e ka përdorur talentin e tij gjithashtu edhe duke hedhur dritë pozitive mbi fenë islame, transmeton Telegrafi.

Poema e tij e fundit është “#Muhammad INNOCENCE OF MUSLIMS SPOKEN WORD” ka tentuar të bëjë “edukimin” e botës rreth karakterit të vërtetë të Profetit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, me këtë ai ka frymëzuar dhe prekur miliona myslimanë dhe jo-myslimanë.

Përmes vargjeve të rimuara në videon e realizuar, ai flet për tema si krijimin e njeriut, ekzistencën e Zotit dhe së fundmi edhe për mesazhin të cilin e ka propaganduar profeti i fundit i Islamit, Muhamedi.

Saleh në videon e tij përdorë vazhdimisht ajete (pjesëza) nga libri i shenjtë i myslimanëve Kur’ani dhe porosi të të dërguarit të fundit të Allahut, profetit Muhamed.

Videoja e fundit e realizuar nga Saleh “Asgjë s’ka të bëjë më profetin tim”, tregon për mesazhin paqësor të cilin e ka sjellë profeti Muhamed për njerëzimin, sjelljen korrekte të profetit të fundit me kundërshtarët e tij, drejtësinë përballë kategorive të dobëta të shoqërisë, promovimin e drejtësisë dhe solidaritetin me të shtypurit dhe kategoritë e dobëta të shoqërisë njerëzore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button