Për herë të parë falet Bajrami në Lituani

Mbi një mijë fansa të reprezentacionit të Bosnjës të cilët shkuan në Lituani për ta mbështetur ekipin e tyre, kanë falur namazin e Kurban Bajramit në sallën sportive të qytetit të Kauna-s, shkruan Klix.ba

Hutbenë në gjuhën  boshnjake e mbajtën dy imamë, një nga Bosnja dhe një nga Suedia. Disa nga fansat ishin me fanella të reprezentacionit të Bosnjës ndërsa pas faljes ata i kanë uruar festën njëri-tjetrit.  Mes tyre ishin edhe aktorë të njohur dhe ish ministri i sportit të Bosnjës.

Ndryshe, Bosnja e Hercegovina arriti kualifikimin historik në Kampionatin Botëror “Brazil 2014” vitin e ardhshëm/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button