Ribery: Vështirë të luash kundër Ronaldos

Anësori i Bayern Munich, Franck Ribery ka deklaruar se do të jetë e vështirë për kombëtaren e tij të luajë kundër Portugalisë së udhëhequr nga superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Kishim ambicie të jemi të parët në këtë grup, por është mirë të shohësh që mund të luajmë këtë lloj të ndeshjes dhe të shënojmë tre gola[kundër Finlandës], sidomos të krahasojmë se çfarë na pret në Nëntor”.

“Nuk kam ndonjë dëshirë në play-off, por është e vërtetë se të luajmë kundër Portugalisë, që ka Ronaldon në rradhët e tyre, është ndryshe. Do të përgatitemi ndryshe për këto ndeshje”, u shpreh Ribery për TF1.

Lajme të ngjashme

Back to top button