Bota islame ka nevojë për një renesancë

Bota islame sidomos arabe pas pranverës arabe është ndarë, është shkatërruar, falimentuar moralisht dhe shpirtërisht. Ajo i ngjan Europës mesjetare, luftërave të krishtere me krishterë , luftë sektesh fraksionesh dhe gjakderdhje me përmasa tragjike që zgjati më shumë se gjysmë shekulli. Më në fund europianët nën udhëheqjen e klerikut heretik Luter King, lindi fraksioni protestant ose reformues. Fatkeqësisht në botën islame në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë u hap fraksioni ose medh’hebi “Vehabist”. Bota islame nuk e pati fatin që ky fraksion vehabist, nën ombrellë islame të vazhdojë reformat, sikur fraksioni protestant reformues, nën udhëheqjen e liderit protestant Luter King që e nxori botën perëndimore nga errësira dhe dekadenca. Fraksioni vehabist edhe se brenda ka edhe rryma liberale, mirëpo mbetet fraksion konservativ, radikal, ortodoks dhe arkaik. Ky fraksion edhe më tej e synojë dhe e solli botën islame në dekadencë .

“Issis, është ideologji tipike sikurse komunizmi dhe nacional socializmi”.

Filozofi Isak Berlin shkruan që komunizmi lindi si fraksion sekt, nga traditat iluministe, liberale, europiane, socialistja internacionale dhe social demokratike. Ky sekt premtoi parajsë në këtë botë (Vehabistët). Issis është i dalë, nga sektet ekstreme radikale puritano – beduine. Këto organizata radikale dhe terroriste në emër dhe nën petkun e islamit e kanë përgjakur historinë e botës islame. Kjo ideologji, frymëzim dhe doktrinë , është në kundërshtim, me doktrinën islame, është në disparitet dhe diversitet me islamin si fe e paqes, tolerancës dhe urtësisë. Këta profetë të rremë që kanë shpallur kalifatin utopik, janë një makineri, që kryejnë vrasje në masë , gjenocid, dhunojnë diversitetin fetar, politik dhe kulturor.

Shtrohet pyetja: Kush do të jetojë në një botë ҫnjerëzore të degjeneruar moralisht dhe shpirtërisht, kur nuk ka pasur në Lindjen e Mesme kaq shumë armë , gjakderdhje, tmerre, në duart e grupeve të papërgjegjshme, që i thyejnë rregullat dhe etikën e luftërave që ka pasur bota islame deri tani. Kush do të jetojë në këtë tokë të djegur, në këtë skëterrë , ferr dhe apokalips. Më në fund edhe djalli tallet me ta. Ai thotë në qoftë se këta demonë do ta pushtojnë ferrin, unë do të ikë nga ferri dhe nuk do jem aleat i tyre. Historiografi, studiues, dhe ekspert i Lindjes së Mesme në universitetin e Oxfordit (Majkëll Engold) shkruan: Në fillim të shekullit shtatë , në Gadishullin Arabik nën udhëheqjen e profetit Muhammed, lindi renesanca, rilindja. Ishte islami që brenda një shekulli u hap në tre kontinente. Profeti Muhammed si doktrinë kishte racionalen, spiritualen dhe universalen. Vallë , sikur islami që kultivoi paqe, të vepronte dhe të kishte si doktrinë dhunën, krimin, vrasje sikur Issis, sigurisht se do të ngelej në marxhin dhe për disa dekada do shuhej dhe do shteronte edhe në Gadishullin Arabik.

“Bota islame ka nevojë për pajtim”

Mbreti Saud i ndjeri, para disa vitesh në një samit tha me urrejtje patologjike, me injorancë dhe cinizëm, që rreziku më i madh i botës, islami, i kanoset më shumë nga shiizmi sesa nga shteti ҫifut Izraeli. Bota islame ka nevojë për pajtim ndërmjet dy konfekticioneve, sunit dhe shiihit. Nuk mund të kthehet kalifati tradicional, perandoritë dhe dinastitë . Bërthamën dhe boshtin e botës islame e përbënin arabët, persianët dhe turqit. Janë trashëgimtarë të ish perandorive dhe monarkive Enevite, Ahbazite dhe Osmane. Këto tre kombe të mëdha në të ardhmen duhej të jenë aktorët kryesorë , të paqes, lirisë dhe bashkimit.

Shtrohet pyetje: A ka nevojë bota islame për një renesancë , rilindje?

E vetmja platformë, projekt, vision në të ardhmen, për botën islame modeli është imitimi europian.

Ky është një koncept dhe project madhështor për, një shtëpi të përbashkët, të shteteve muslimane. Kjo për momentin tingëllon utopike dhe iluzive. Bazamenti dhe gurthemeli janë Liga Arabe dhe Organizata e Shteteve Muslimane. Ky vision dhe projekt është vështirë për tu arritur, mund të zgjasë deri në fund të shekullit njëzet e një . Europa dhe popujt europianë , kanë pasur një të kaluar, dhe histori të hidhur, më në fund dy luftëra botërore, mbi gjashtëdhjetë milion të vrarë . Kontinenti u shkatërrua dhe u nda në dy pole. Në fund Europa me shumë vuajtje dhe peripeci arriti paqen, që nuk ishte e lehtë . Bota islame, duhet të nxjerrë leksione dhe shembuj nga popujt europianë . Zgjerimi i vërtetë  në këtë      konteks, filloi demokratizimi, hapja e shoqërive, pluralizmi, ideja krijuese në shumë fusha, hapja e kufijve, qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave. Njerëzimi në gjithë epokat, deri tani nuk ka shpikur si ide qeverisje më të mirë se demokracia perëndimore. Botës islame dhe gjithë popujve që jetojnë , u duhej një zgjidhje adekuate. Paqe , liri dhe bashkim, ti luftojnë despotët famëkeq. Të kultivojnë vlera në një shoqëri civile. Samuel Huntington, në veprën “Përplasjet e qytetërimeve” shkruan: Islami nuk është kundër modernizimit. Duke vuajtur identitetin kombëtar, etnik, kulturor dhe fetar për shoqëri të hapur dhe civile, ku do të shkojnë drejt paqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button