Vanhojte i ftuar në takimin e Komisionit anketues për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Eksperti belg, Piter Vanhojte pritet që sot të marrë pjesë në takimin e Komisionit anketues për skandalin e përgjimeve, njofton a1on, transmeton Portalb.

Këtë e konfirmoi kryetari i Komisionit Petre Shilegov nga LSDM i cili tha se Vanhojte do të ndihmojë për të vendosur për votimin e kryetarit të Komisionit në rast se ndodh që për dy opsione të ketë numër të barabartë votash. Kjo është një nga çështjet bazë për të cilat anëtarët e Komisionit anketues nuk mund të bien dakord.

Përfaqësues të grupeve të deputetëve gjatë dy ditëve të kaluara u koordinuan që ta votojnë tekstin me rregullore por nuk e realizuan.

Dallime mes deputetëve të pozitës dhe opozitës ka edhe për nenin 1 i cili ka të bëjë me atë se në bazë të cilave akte ligjore do të punojë Komisioni, në lidhje me mënyrën dhe kohëzgjatjen e daljes së dëshmitarëve dhe për atë se a duhet të ketë transmetim të drejtpërdrejtë të takimeve të Komisionit Anketues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button