Fule: Moszgjidhja e çështjes së emrit do t’ju kushtojë

Gjatë prezantimit të raportit të progresit të Maqedonisë, euro-komisari Stefan Fule tha se politikanët e Maqedonisë duhet të mendojnë për atë se çfarë pasojash do të sjellë mos-zgjidhja e emrit dhe situata e pandryshuar në sferën e euro-integrimeve vite me radhë.

“Mesazhi për politikanët atje është se nuk duhet të mendohet vetëm për koston e kompromisit por edhe të status quo-së. Do t’ju kushtojë nëse vazhdoni edhe më tej ta mbani këtë situatë. “ tha ai në seancën e pyetjeve të gazetarëve.

Ai tha se oferta e vitit të kaluar e Komisionit Evropian për të krijuar një kornizë për zhvillimin e bisedimeve me Greqinë ende vlen. 

Ai tha se e shqetëson fati i grupit punues për zbardhjen e rastit të 24 dhjetorit në Parlament dhe implementimi i kërkesave të Komisionit.

“Shpresoj që Qeveria dhe opozita do të zhvillojnë një dialog i cili nuk do ti rrezikojë implementimin e tyre.” tha Fule.

Sa i përket marrëveshjes së 1 marsit ende pa implementim mbetet dialogu me mediumet.

“Shpresoj që Qeveria do të shfaq gatishmëri për ta vazhduar dialogun me Shoqatën e gazetarëve, çështje që ende është e pazgjidhura dhe pikë e pa-implementuar nga marrëveshja e 1 marsit. Gjithashtu shpresoj që shoqata e gazetarëve të jetë konstruktive për ta lëvizur më tej dialogun” tha sot Fule.

Ai përmendi edhe ngjarjet me Komunën Qendër ku shgfaqi shpresë se Qeveria do të ketë kujdes ti implementojë rekomandimet e OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoni, posaçërisht për pjesën e Këshillit të Komunës Qendër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button