Festa e Pavarësisë, ambasada e Shqipërisë në Shkup organizon pritje

Në prani të presidentit të Republikës së Maqedonisë, trupit diplomatik në Shkup, zyrtarëve të lartë partiak dhe figurave të ndryshme të jetës shoqërore, ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, organizoi një pritje me rastin e festës së pavarësisë, raporton Anadolu Agency.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, duke ju uruar mirëseardhje të pranishmëve tha se rrugëtimi i Shqipërisë për tu formësuar në një shtet ashtu siç është sot ka qenë shumë i vështirë me shumë mohime.

“Ne jemi të vetëdijshëm se nuk është e shkuara, por e ardhmja përpara nesh që na paraqesin sfida të vazhdueshme. Pas pranimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës vendi ynë gjendet më pranë se kurë realizimit të ëndrrës së kamotshme të integrimit në familjen evropiane” tha Reka i cili u ndal edhe te sulmet e fundit në Paris për çka tha se paraqesin sulm kundër lirisë dhe paqes. Para fjalimit të ambasadorit Reka, u intonuan himnet shtetërore të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa pas pjesës zyrtare mysafirët e shumtë kaluan në pjesën joformale të mbrëmjes të shoqërimit dhe këmbimit të bisedave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button