Skandal: Popov i quan “Indianci” tifozët shqiptar (Video)

Efekti “Jankullovska” reflektohet edhe në sport. Futbollisti kontrovers i Vardarit Goran Popov, në stadiumin e Çairit i quajti tifozët shqiptar “indianci”. Mbrojtësi i Vardarit u bë figura qendrore në ndeshjen çerekfinale të Maqedonisë. Pasi u ndëshkua me karton të kuq, mbrojtësi i Vardarit humbi kontrollin duke goditur me top pas shpine arbitrin Stavrev. Por, nuk mbaroi me kaq, pasi Goran Popov edhe jashtë fushe vazhdoi me sjelljen e tij skandaloze, duke provokuar dhe duke i quajtur “indianci” tifozët shqiptarë në tribuna. Këtë fjalë Popov e përsëriti edhe drejt kamerës së Tv21 pasi e kuptoi se e ata ishin duke e xhiruar.

Gazetari i RTV21 i tregon Popovit se e dëgjuam dhe se kanë xhiruar se i quajti “Indianci” tifozët shqiptar, dhe ai pa u hamendur ja kthen: “Po “Indianci” janë, a dëshironi ta përsëris edhe një herë”. Sipas të gjitha gjasave kartoni i kuq, goditja me top ndaj referit dhe fyerja e shqiptarëve duhet të sjell një denim të rrept pδr futbollistin Popov, ndërsa për këtë janë dëshmit me xhirime nga shumë kamera televizive. Të përkujtojmë se në këtë ndeshje që ishte e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë, Shkëndija e mundi Vardarin me rezultat 3:0, ndërsa Vardari luajti me 9-të futbollistë, pasi dy prej tyre u ndëshkuan me kartonë të kuq. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button