Filloi procedura e ekstradimit të Shipoviqit

Ka filluar procedura për ekstradimin e të dyshuarit për rastin “Mashinopromet”, Mirosllav Shipoviq, i arrestuar dje në Vjenë pas fletarrestit ndërkombëtar.

Kështu njoftoi Ministria e Drejtësisë, nga e cila thonë se kanë kërkuar dokumentacionin nga Gjykata Kompetente e Shkupit.

Sipas procedurës, pas lëshimit të dokumentacionit nga autoritetet austriake, dosja do të përkthehet, do të përgatitet dhe përmes rrugës diplomatike do të dërgohet kërkesa për ekstradimin e Shipoviqit.

Nga Ministria e Drejtësisë nuk precizojnë kohëzgjatjen e procedurës për ekstradim, por thonë se ekstradimi duhet të ndodhë shpejtë, për shkak se Shipoviq nuk kërkohet për vepra penale jashtë Maqedonisë.

Kryesuesi i Këshillit Komunal të Qendrës u arrestua dje në aeroportin e Vjenës teksa kapte aeroplanin për t’u kthyer në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button