4 gjëra që duhet të keni përpara se të martoheni

Nëse marrëdhënia juaj nuk funksionon kështu, më mirë kthejini unazat.

Ja se çfarë mendojnë ekspertët se DUHET të ketë marrëdhënia juaj përpara që të quheni të denjë për t’u martuar:

Duhet të grindeni siç duhet!

“Nëse ju dhe partneri juaj i përballoni zënkat me njëri-tjetrin në mënyrë vetëshkatërruese – duke bëritur, ulëritur, sharë me fjalë të ndyra- studimet tregojnë se ka shumë mundësi që pas disa kohësh të divorcoheni, thotë Terry Orbuch, ekspert i marrëdhënieve në çift, transmeton Anabel.

‘Një marrëdhënie e shëndetshme është ajo në të cilën konfliktet në çift zgjidhen në mënyrë konstruktive: debatoni drejt, me argumentet e duhur dhe gjeni kohën e duhur për të hequr dorë nga mëria. Duhet t’u jepni rëndësi ndjenjave të njëri-tjetrit’.

Shumë, shumë besim

‘Përpara se të martoheni, marrëdhënia juaj duhet të ndërtohet mbi besimin’, thotë Jane Greer, eksperte e marrëdhënieve në çift. Kjo do të thotë, se kur ai të dalë me shokët e tij, ju të mos filloni të ngrini hipoteza me shoqet se çfarë mund të jetë duke bërë ai. Duhet të jeni të sigurt; ‘Është e rëndësishme të ndiheni të sigurt se njeriu me të cilin jeni gati për të kaluar jetën, ju mbështet dhe kërkon t’ju përkushtohet’, thotë Greer.’Besimi është thelbi; të krijosh një marrëdhënie pa besim është si të ecësh pa këpucë’

Të dashuroni edhe të metat e partnerit

E keni njohur anën më të mirë të partnerit tuaj që në fillim, por kur flitet për dashuria, çështja është ta duash dikë edhe në çastet e tij më të këqija. “Gjëja më e rëndësishme përpara se të martoheni është të kaloni mjaftueshëm kohë bashkë sa për ta njohur njëri-tjetrin deri në frikërat më të thella, pasiguritë, temperamentin, gjërat për të cilat është penduar, dhe të gjitha pjesët që përbëjnë anët e tija më të errëta’, thotë Alisa Ruby Bash, terapiste e çifteve. ‘Me kalimin e kohës – kur bebja juaj të qajë, me net pa gjumë, me grip, me streset financiare, stresin e punës dhe, zhgënjimet që merrni nga njëri-tjetri – mbi marrëdhënien tuaj do të bien hije të papëlqyeshme’. Besimi se do të jeni pranë njëri-tjetrit edhe në momentet më të vështira, kur secili do të nxjerrë në pah dobësitë e veta.

Komunikim të hapur

Nuk është e thënë të flisni pa pushim, por sa herë të bisedoni, duhet të rrëfeni gjithë ç’mbani brenda. ‘Duhet të keni jë komunikim të lirshëm’, thotë Lynn Gilliard, ekspert i marrëdhënieve në çift ‘Shumë martesa helmohen nga mungesa e komunikimit të mirë, që i zgjidh konfliktet përmes argumentave pa e përshkallëzuar situatën. Duhet të qëndroni sa më gjatë bashkë përpara se të martoheni, që të keni të paktën një konflikt të madh, prej të cilit të mund të dilni triumfues së bashku’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button