Kim Jong-un urdhëron: Do t’i prisni flokët si unë!

Në Korenë e Veriut, të gjithë meshkujt me flokë të gjatë janë udhëzuar që të presin flokët sipas modelit të liderit Kim Jong-un.

Sipas medieve vendase, meshkujt nuk duhet të kenë flokë më të gjatë se dy centimetër. Ndërkohë femrat janë udhëzuar të kopjojnë modelin e gruas së liderit, Ri Sol-ju.

Mediet shkruajnë se, të vetmit që përjashtohen nga ky rregull janë ata që performojnë në skenë.

Monitoruesve të universiteteve iu janë dhënë gërshërë dhe kanë fuqinë që të presin flokët e shkelësve të dekretit në çdo kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button