Imitoi një gazetar me aftësi të kufizuara, Trump në qendër të kritikave

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale Donald Trump, është bërë sërish objekt kritikash.

Gjatë një takimi me elektoratin e Karolinës së Jugut, ai imitoi në mënyrë tallëse gazetarin e njohur të “New York Times” Serxhi Kovalevski, i cili është me handikap.

Ai tha se Kovalevski mbështeste pretendimet se “mijëra” mysliman në New Yersey kanë festuar sulmet e 11 Shtatorit.

Gazeta amerikane “New York Times” e quajti veprimin e Trump si “skandaloz”.

Trump reagoi duke thënë se nuk kishte si qëllim të tallej me Kovalevskin.

Milarderi është përplasur më parë edhe me një gazetare të “Fox News”. Ndërsa është kritikuar për deklaratën e tij se meksikanët janë të gjithë përdhunues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button