Ademi mori pjesë në konferencën ”Sipërmarrësi për të rinjtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në Konferencën rajonale ”Sipërmarrësi për të rinjtë në rajonin e Ballkanit   Perëndimor”, konferencë e cila realizohet në kuadër të projektit “Nxitja e sipërmarrjes për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor “ të udhëhequr nga zyrat e Këshillit Britanik në Republikën e Maqedonisë.

Ministri theksoi se në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë, janë bërë ndryshime në përmbajtjet mësimore, ku janë futur tema nga lëmia sipërmarrje dhe inovacionet në 6 lëndë në arsimin fillor nëntëvjeçar. Në arsimin fillor, në klasën e nëntë është futur lënda “ Inovacione”, ndërsa në arsimin e mesëm lënda “ Inovacione dhe sipërmarrje” e cila mësohet nga viti i 1-rë deri në vitin e 3-të, ndërsa në vitin e 4-të mësohet lënda “ Biznes dhe sipërmarrje”.

“Qëllimi kryesor në arsimin e lartë është zhvillimi i kapaciteteve sipërmarrëse dhe vetëdijes së sipërmarrjes. Integrimi i sipërmarrjes në programet studimore duhet të bëhet pjesë e një vizionit më të gjerë në institucionet e larta arsimore. Aktivitetet e sipërmarrjes janë të vetmit në një universitet bashkëkohorë i cili i dedikohet tre qëllimeve më të rëndësishme: hulumtim, edukim dhe komercializimi i   njohurive“, tha Ademi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button