Mehmedi në historinë e Ligës së Kampioneve

Mehmedi 24-vjeçar, me golin e shënuar të martën mbrëma kundër BATE Borisovit ku i siguroi barazimin Leverkusenit (1:1), është futur në histori të Ligës së Kampionëve. Me katër gola në katër ndeshjet e para që i ka zhvilluar në Ligën e Kampionëve, Mehmedi është futur në një listë me Diego Costan, Alessandro del Pieron, Filippo Inzaghin dhe Jose Carlosin, të cilët më herët kanë arritur një statistikë të tillë, përcjell Koha Ditore.

-Mehmedi është njëri prej pesë futbollistëve që kanë shënuar nga një gol në katër ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve. Para tij, këtë e kanë bërë edhe Costa, Carlos, Del Piero e Inzaghi, shkruan “Blick.ch”, transmeton koha.net.

Mehmedi këtë edicion është treguar i rëndësishëm për Leverkusenin në Ligën e Kampionëve dhe është shënuesi më i mirë në këtë garë së bashku me Javier Hernandezin, i cili ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Ai ka shënuar gola në fitoren e parë të Leverkusenit (4:1) kundër BATE Borisovit, pastaj barazimin 4:4 dhe humbjen 3:2 nga skuadra e Romës. Mungoi në duelin e parë kundër Barcelonës, të cilin ekipi gjerman e humbi me rezultatin 2:1. Aktualisht Leverkuseni zë vendin e tretë në Grupin E të Ligës së Kampionëve me pesë pikë të tubuara në po aq ndeshje të zhvilluara. Pesë pikë i ka edhe Roma në pozitën e dytë derisa BATE Borisov është i fundit me katër pikë. Grupit i prin Barcelona që tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën e nokautit me 13 pikë të tubuara. Leverkuseni në xhiron e fundit të fazës së grupeve luan në shtëpi kundër Barcelonës (9 dhjetor).

Mehmedi para fillimit të këtij edicioni u transferua te Leverkuseni nga Freiburgu dhe me ekipin ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Ai këtë edicion në total ka 19 paraqitje për Leverkusenin në të gjitha garat dhe ka shtatë gola të realizuar. Mehmedi është reprezentues i Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button