Plisat: Do t’i bashkohemi manifestimit të opozitës më 28 nëntor

Grupi i tifozëve “Plisat” kanë njoftuar se do të marrin pjesë në manifestimin, i cili është organizuar nga opozita për 28 Nëntor.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, tifozët kanë thënë se do të përkrahin çdo aktivitet kombëtar dhe gjithnjë do të përfaqësohen nga flamuri kuqezi.

“Ne grupi i tifozëve “Plisat” vazhdimisht kemi përkrahë çdo aktivitet kombëtar, dhe gjithnjë jemi përfaqësuar nga flamuri kuq e zi, anëtar tonë gjithnjë kanë sakrifikuar e do të sakrifikojnë për Republikën, edhe në luftë edhe në paqe”, thuhej në postimin e tyre në Facebook.

“Prandaj në mënyrë të organizuar do të dalim në shesh të shtunën, për ta përkrahë masovikisht Manifestimin për 28 Nëntorin. Serbia, ka pasur dhe ka qëllime fashiste ndaj shqiptarëve dhe tokave të tyre, por ne vendit tonë gjithmonë do t’i dalim në mbrojtje”, njoftojnë “Plisat”.

“Ne ritheksojmë se në këtë moment kombi ynë duhet t’i ndalojë përçarjet dhe të bashkohemi si dikur për ta mbrojtur këtë tokë, pikërisht me datën e lavdishme të 28 Nëntorit, ngritjen e flamurit në Vlorë, e pa i harruar gjithë ato sakrifica që bëri ky popull, për ta arritur atë ditë”.

“28 Nëntori, gjithashtu na kujton edhe ditëlindjen e Komandantit legjendar, Adem Jasharit. Nga ky emër secili nga ne mësuam shumë, mësuam se liria dhe dashuria për atdheun nuk kanë çmim, madje as jeta nuk ka kuptim pa to!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button