Deputetët do të harxhojnë pa nevojë 100 000 euro para të popullit

Parlamenti do t’i paguajë firmës Inxhinerig Neokom 100 000 euro nga buxheti shtetëror, për të paisur deputetët me 130 tabletë të rinj. Ekspertët për Portalb vlerësojnë se një harxhim i tillë është i panevojshëm pasi nuk do të shërbejë për të lehtësuar punën e deputetëve; se është luks në këtë kohë të krizës ekonomike dhe se tregon që deputetëve nuk u mjaftojnë pagat dhe kompenzimet, por mundohen gjithkund të nxjerrin para nga shteti.

“Kujtoj se jetojmë në epokën e shoqërisë së tretë, të shoqërisë informatike dhe pajisjet e teknologjisë informatike janë të rëndësishme për të qenë në hap me kohën, për të arritur realisht e-parliament, e-government fazën. Vegla të njëjta në mars të këtij viti kanë pranuar pjesëtarët e parlamentit britanik, duke synuar kursimin e 4 milionë eurove për vit (nga letra që nuk do të konsumohet).” –deklaroi sociologu, Ali Pajaziti, “Megjithatë, kujtoj se në rastin tonë nuk është targetuar objektivi i njëjtë, se blerja e Apple iPad Air 2 Cellular 128GB në kohë krize ekonomike është një luks, se të njëjtët ka mundur të blihen nga vetë deputetët ose me pjesëmarrje të pjesërishme vetë deputetëve tanë, me një përqindje të caktuar nga xhepi i tyre. Përveç asaj ka mundur të blihet diçka më mesatare, jo maja e teknologjisë.

Analisti, Alajdin Demiri tha: “Nuk e dij se sa do ta përmirësojnë punën e Parlamentit tabletët kompjuterik. Ata janë edhe një harxhim i panevojshëm. Parlamenti i harxhon paratë në mënyrë të pakuptimtë.”

“Deputetët janë të azdisur dhe mundohen prej çdo kund të nxjerrin para: prej kilometrave, prej udhëtimeve jashtë, prej pjesëmarrjes nëpër komisione, që d.m.th. se çdo gjë duan ta materializojnë dhe nuk e marrin si obligim të punës, por e marrin si burim të financimit dhe si burim të nxjerrjes së parave nga shteti.”- kështu u shpreh Demiri në pyetjen se a u mjaftojnë deputetëve pagat dhe kompenzimet tjera për punën që e bëjnë.

Përndryshe deputetët marrin prej 62.257,00- 65.771,00 den. pagë në muaj dhe deri në 8000 den. kompenzim në muaj për shpenzimet e udhëtimit.  Sipas hulumtimit të inbox7 gjatë vitit të kaluar për kompenzimin në fjalë deputetët kanë marrë rreth 1 milion euro (Kështu p.sh. Dragi Cuklev nga Gjevgjelia kishte marrë rreth 25 000 euro, Silvana Boneva nga Strumica rreth 23 000 euro). Nga ana tjetër shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të vitit 2015 ishte 26.8%. Ndërsa borxhi publik i qeverisë është rritur për 40% nga bruto prodhimi vendor dhe arrinë vlerën prej 3, 3 miliard eurove./Portalb.mk

LEXO: 100 mijë euro ndan Kuvendi i RM-së, që t’i pajisë deputetët me tablete

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button