Meteorologët botërorë: Ky vit do të jetë më i nxehti në planetin Tokë

Organizata Meteorologjike Botërore (WMO) njoftoi se temperatura mesatare globale në vitin 2015 do të jetë më e larta e regjistruar deri më tani në histori, raporton Anadolu Agency (AA). Një javë para fillimit të Konferencës së planifikuar për ndryshimet klimatike globale në Paris, sot WMO shpalosi raportin e përkohshëm mbi ndryshimet klimatike për vitin aktual 2015. “Të gjitha të dhënat tregojnë se viti 2015 do të jetë viti më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve së bashku me temperaturën më të lartë të sipërfaqes së oqeanit. Me siguri do të tejkalohet pragu i një gradë Celsius. Të gjitha këto janë jashtëzakonisht lajme të këqija për planetin”, tha sekretari i përgjithshëm i WMO­së Michel Jarraud në konferencën e sotme për gazetarë në Gjenevë.

Nga WMO-­ja paralajmërojnë për rritjen jonormale të temperaturave në nivelin global për shkak të efekteve të kombinuara të pasojave nga El Nina dhe ndikimeve antropogjene. Në raportin pesëvjeçarë të WMO­-së theksohet se periudha prej vitit 2011 deri në vitin 2015 ishte periudha më e ngrohtë në planetin Tokë me manifestime të shumta ekstreme të ndryshimit klimaterik. “Emisionet e gazrave të qelqta që shkaktojnë ndryshimet klimatike mund të kontrollohen. Kemi edhe njohuri edhe mjete për një reagim të tillë. Tani kemi zgjedhje, por nuk do ta kenë gjeneratat e ardhshme”, nënvizoi Jarraud.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button