Më 10 dhjetor mbahet konferenca e 11 ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

Më 10 dhjetor në Hotelin Holiday in, Fondacionit Metamorfozis e organizon konferencën e njëmbëdhjetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk, e cila këtë vit do të jetë në temën: Liria dhe privatësia në internet”,

Konferenca realizohet në kuadër të projektit “Bashkëpunimi i decentralizuar ndërmjet Rajonit të Normandisë së Ulët dhe Republikës së Maqedonisë”, dhe në bashkëpunim me Institutin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut nga Kaeni, dhe paraqet vazhdim të bashkëpunimit shumëvjeçar të fondacionit Metamorfozis dhe rajonit të Normandisë së Ulët në fushën e të drejtave të njeriut.

Konferenca do të përfshijë tema siç janë të drejtat e njeriut si bazë e shoqërisë bashkëkohore, privatësia, liria e të shprehurit, këmbimi i praktikave më të mira në edukimin për të drejtat e njeriut, veglat për përmirësimin e sigurisë dhe të privatësisë onlajn, standardet gazetareske dhe të drejtat e njeriut dhe lufta kundër gjuhës së urrejtjes, të drejtat e tjera të njeriut, si dhe përfundime dhe rekomandime për hapat e ardhshëm.

Ju lutemi regjistrohuni për të marrë pjesë në konferencë duke e plotësuar formularin për regjistrim më së voni deri në orën 16.00 më 8 dhjetor.

Të gjitha detajet për konferencën, si dhe agjendën, do t’i gjeni në: www.e-society.mk

Për informata plotësuese ju qëndrojmë në dispozicion nëpërmjet e-mail-it ([email protected]) ose në telefonin 02/3109 325. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button