“Daily Mail”: Si u trembën shqiptarët nga klipi i Ronela Hajatit, policia blindoi vendin

Të gjithë mbajmë frikë pas sulmeve në Francë por një dozë humori na ka sjellë këngëtarja Ronela Hajati me videoklipin e saj më të ri. Duket se kjo situatë nuk ka qënë dhe aq komike, pasi lajmi i saj ka marrë dhenë.

Këngëtarja ka marrë vëmëndjen e “Daily Mail”, duke shkruar se si policia blindoi vendin pas një klipi ku personazhet ishin veshur me të zeza.”Daily Mail” thekson se në polici vërshuan thirrje të shumta për të denoncuar “praninë e njerëzve të veshur si militantët e ISIS”.

Policia ka ngritur edhe një padi për këngëtaren 26-vjeçare, ndërsa shumë njerëz i morën për militantë të ISIS valltarët që ishin veshur me të zeza duke përjetuar kështu momente frike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button