“Barcelona është ekip nga një planet tjetër”

Portieri i Romës Wojciech Szczesny pas debaklit të ekipit të tij kundër Barcelonës me 1:6 tha se futbollistët e klubit spanjoll janë “jashtëzakonisht të mirë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“ishin jashtëzakonisht të mirë”, tha portieri pas disfatës në Ligën e Kampionëve.

Ai theksoi se ishte tepër bukur të shikohet sesi luan Barcelona.

“Ishte bukur të shikohet Barcelona sesi luan sepse kemi luajtur kundër një ekipe të planetit tjetër”, tha portieri i Romës.

Më pas shtoi se i vjen keq që ekipi i tij ka humbur me rezultat aq të lartë, por se vlerëson lojën e bukur të Barcës.

“Po, isha tek goli, por di të vlerësojë atë që Barcelona e tregoi mbrëmë. Sa më vinte keq që kemi humbur 6:1, aq ishte bukur të shikohet sesi luajnë”, tha Szczesny.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button