OSBE: Fushat mediale për mos diskriminimin dhe ruajtjen e diversitetit

Ngritja e vetëdijes mbi barazinë dhe mos diskriminimin, si dhe ruajtja e diversitetit social është qëllimi i fushatës mediale të përkrahur nga OSBE që filloi sot në Shkup. 

Fushata e gjerë mediale është iniciuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Komisioni shtetëror për mbrojtjen nga diskriminimi, ndërsa është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

Kjo fushatë synon ngritjen e vetëdijes në mesin e qytetarëve rreth konceptit të trajtimit të barabartë dhe mos diskriminimit, si dhe rreth mënyrave për mbrojtjen e të drejtave të tyre. “Një jetë e lirë nga diskriminimi është e drejtë themelore që të gjithë njerëzit duhet të jenë në gjendje ta gëzojnë”, tha zëvendësambasadorja e Misionit të OSBE-së në Shkupi Marianne Berecz . 

“Trajtimi i barabartë dhe mbrojtja nga diskriminimi janë themelet e çdo shoqërie demokratike, pasi ata formojnë bazën për vlerat më të rëndësishme shoqërore, përfshi diversitetin dhe dinjitetin personal”, vijoi ajo. 

Ndërkohë, kryetari i Komisionit shtetëror për mbrojtjen nga diskriminimi Dushko Minovski tha se kjo ngjarje publike synon të sigurojë se çdo qytetarë në vend është i informuar lidhur me punën e Komisionit. 

Duke rritur ndërgjegjësimin e publikut lidhur me barazinë dhe mos-diskriminimin, siç shtoi, “ne ndihmojmë mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e të drejtave që të jenë më efikase”.

Lajme të ngjashme

Back to top button