EVN e përgatitur për sfidat e dimrit

“EVN Maqedoni është e gatshme për dimër. Përmbushjen e sfidave dhe furnizim të sigurt dhe në kohë të shfrytëzuesve të saj është objektivi kryesor. Të mobiluar plotësisht ku ekipet janë të gatshme për ndërhyrje, si dhe e gjitha teknikë së bashku me burimet njerëzore janë vënë në dispozicion për reagimet në dimrin e ardhshëm. Në gjysmën e parë të këtij viti është bërë inspektim i 21 000 km shpërndarje të rrjetit në të gjitha nivelet e tensionit, dhe analizimin e gatishmërisë në 7 730 nënstacione në vend”, thuhet në komunikatën e EVN-së. 

Për trajtiimin më të lehtë gjatë dimrit, është bërë strategji dhe marrëveshje e përbashkët  e veprimit me komunat dhe qendrat pushimore dimërore në vend. Ekipet janë të pajisura me veshje dimërore dhe automjete për të lëvizur në vende të vështira ku hyrja është çdoherë problematike. Automjete të specializuara për ndërhyrje të veçanta, karroca e matjes për të gjetur defekte dhe pajisje të tjera të vendosura në të gjitha qendrat e mëdha në vend. 

Në komunikatën e EVN-së, thuhet se “rreth 300 elektromonterë janë angazhuar në ekipet e ndërhyrjes së shpejtë, dhe 400 të tjerë kanë mundësinë e angazhimit më tej. Në rast të ndonjë stuhie të madhe ku egziston rreziku i prishjes së  rrjetit, sipas kontratave me kompanite e huaja mund të përfshijë edhe 300 elektromonterë shtesë. Të gjitha aktivitetet e EVN janë të fokusuara në trajtimin me sukses në sfidat e dimrit. Mbetet në edhe më tutje apeli për shfytëzim racional të energjisë dhe për veprime të përbashkëta kundër vjedhësve të energjisë elektrike”.

Lajme të ngjashme

Back to top button