Biznesi, politika dhe Kisha – ndikimin më të fortë ndaj Qeverisë

Kompanitë e huaja kanë më së shumti ndikim në punën e Qeverisë, është perceptimi i qytetarëve.

Mbi 72 për qind e tyre, kanë thënë gjatë një ankete të bërë nga Qendra për Kërkime dhe Krijim të Politikave, se kompanitë e huaja që investojnë në vendin tonë, kanë ndikimin më të fortë ndaj ekzekutivit.

Në sytë e qytetarëve, ndikues në rolin e Qeverisë janë jo pak edhe deputetët (68.2 për qind), biznesmenët vendas (62.3) dhe komisionet parlamentare (56.5 për qind).

E veçanta e këtij sondazhi, është se mekanizmi institucional për mbikëqyrjen e punës dhe të ligjshmërisë, Enti Shtetëror për Revizion (ESHR), nuk gëzon shumë besim kundrejt disa subjekteve të tjera (vetëm 23.1 për qind e qytetarëve e perceptojnë ndikimin ndaj Qeverisë që ka ESHR).

Sondazhi e nxjerr në kuota solide të besimit edhe Kishën, për rolin ndikues të të cilit janë shprehur 46.4 për qind e qytetarëve, për t’u pasuar nga mediat me 45 për qind dhe sindikatat me 36.4 për qind.

Institucioni i Avokatit të Popullit, ndërkaq, rezulton të ketë besimin e 47.8 për qind të qytetarëve, përsa i përket ndikimit të saj në punën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button