Falcao: Jam i lumtur te Monaco, faleminderit Perez

Pas shumë zërash që shoqërojnë aventurën e tij që në start te Monaco, Radamel Falcao shprehet gjithmonë i vendosur se është i lumtur te klubi i Principatës dhe në Ligue 1.

Pak ditë më parë, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez pohoi se galaktikët kanë ende interes për bomberin kolumbian, por El Tigre vazhdon të këmbëngulë se nuk e mendon për asnjë moment largimin nga “Stade Louis II”.

“Vetëm mund ta falenderoj presidentin Perez për fjalët e tij sepse unë kam për detyrë të respektoj Monacon dhe këtu ndihem vërtet shumë mirë. Jam i lumtur dhe ky nuk është moment i përshtatshëm për të folur për një interesim të mundshëm të Realit”.

Emri i Falcaos u lakua shumë gjatë verës për një transferim që do të krijonte jo pak polemika, nëse sulmuesi do të kalonte te rivalët e përjetshëm të Atletico Madrid.

Lajme të ngjashme

Back to top button