Talevski nuk do të ankohet për aktgjykimin lirues të gazetares Bllazhevska

Kryetari komunës së Manastirit, Vladimir Talevski, nuk do të ankohet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore Shkup me të cilën ai e humbi kontestin kundër gazetares Aneta Blazhevska nga Manastiri. Talevska e paditi Bllazhevskin për tekstin “Sa është i pasur Vladimir Talevski” i botuar në “Utrinski vesnik” në Nëntor 2013. Padinë e Talevskit kundër gazetares, gjyqi e hodhi poshtë si të pabazë. Ajo u bë e plotfuqishme pasi kryetari nuk e ankimoj.

Gjykatat, duke i thirrur ne Dispozitat e Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe duke marrë parasysh praktikën e Gjyqit Evropian për të Drejtat e Njeriut, kryetarit Talevski iu rekomandua që si bartës i një funksioni publik të jetë më tolerant ndaj kritikëve.

Në aktgjykim qëndron se, “kinse ajo që paditësi, mendon se gazetarët e paditur, me tendencë kanë informuar në raste të caktuar lidhur me punën e tij është mendim i tij subjektiv dhe gjyqi mund të kuptojë që në të vërtetë shkrime të tilla ai i përjeton si sulm personal ndaj personalitet të tij, por kjo nuk do të thotë se ka përgjegjësi për ofendim dhe shpifje ndaj gazetarëve të paditur, por përkundër si bartës i funksionit të lart publik, paditësi është i eksponuar në vlershmin e opinionit, gjithashtu dhe puna e tij.

Sa i përket tekstit te shkruar nga gazetarja Bllazhevska, gjykata në aktgjykim konstatoi që ajo ka informuar për çështje të interesit publik lidhur me punën e vetëqeverisjes lokale dhe se nuk ka përgjegjësi as për ofendim, as për shpifje.

Për Filip Medarski, avokat i gazetares, gjyqi ka sjellë vendim të drejtë.

-Ky vendim është i drejtë sepse është e bazuar në standardet e Unionit Evropian. Mirë është që edhe gjykatat tona vendore i marrin parasysh këto standarde dhe që vihet re zbatimi i tyre.- deklaroi Medarski për “Meta”.

Nuk arritëm të marrim mendim e kryetarit të Manastirit, Vladimir Talevski, edhe për kundër insistimit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button