Morano kërkon përjashtimin e Benzemas nga Franca (Video)

Krim Benzema vazhdon të përballet me probleme. Pas telasheve me Mathieu Valbuenan, të cilin e shantazhoi për një video seksi, tash po kërkohet përjashtimi i sulmuesit të Real Madridit nga përfaqësuesja e Francës.

Euro deputetja franceze, Nadine Morano kërkoi përjashtimin e përhershëm të Benzemas nga përfaqësuesja, pasi në sfidën Real-Barcelona pështyu në përfundim të ekzekutimit të himnit të Francës.

“Benzema pështyu kur Marsejeza përfundoi së ekzekutuari. Nuk e meriton të luajë më me kombëtaren, pasi ofendoi memorien e viktimave të sulmeve në Paris”, tha Morano.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button