Letërnjoftimet e rrejshme, Kadriu: Falsifikimi , vepër e rëndë penale

Ekspertët shfaqin frikën se procesi zgjedhor në Maqedoni mund të pësojë rëndë nëse vërtetohet skandali i letërnjoftimeve të rrejshme . Lideri i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov dhe juristi Osman Kadriu janë të bindur se nëse hetimet konfirmojnë falsifikimin e 30 mijë kartave të identitetit atëherë shteti do të jetë në një kolaps juridik, ndërsa kriza politike do të thellohet edhe më shumë. Trajanov thotë se askush nuk guxon të mendojë se përmes falsifikimit të vullnetit të qytetarëve mund të bëhet pjesë e qeverisë, njofton Alsat M.

“Gjendemi para një kompleksi teje të rëndë penalo juridik i cili në brendinë e tij përfshinë vepra të rënda penale dhe pasojat juridike janë shumë të rënda dhe janë evidente dhe patjetër duhet të ketë ndjekje penale. Meqenëse me këta vepra penale kemi pasur edhe pasoja politike dhe këta pasoja politike janë një prej përbërësve të krizës politike në Maqedoni të cilët Maqedonia është dhe kriza vërehet dhe thelohet dhe më shumë”, tha juristi Osman Kadriu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button