Agjencia për Rrugë hoqi treguesin shqip nga tabela në Vevçani

Nga komuna e Vevçanit kanë theksuar se në territorin e tyre banojnë vetëm maqedonas dhe se me ligj nuk lejohet përdorimi i gjuhës tjetër që përfaqëson mbi 20 për qind të popullsisë, kjo nënkupton gjuhën shqipe.  

Nga kjo komunë kanë theksuar se kanë mirëpritur vendimin e agjencisë qeveritare për heqjen e këtyre tabelave dhe siç thuhet për përmirësimin e gabimit. 

Gjorgji  Vjankinovski nga komuna ka theksuar se në rast se nuk do të vepronte kjo agjenci qeveritare, atëherë do të ndërmerreshin masa nga vetë banorët e komunës, për të vepruar sipas tij, në përputhje me ligjin. 

Komuna rurale Vevçan, që kufizohet me Strugën, kishte kërkuar heqjen e tabelave treguese të rrugëve të shkruara edhe në gjuhën shqipe. Kjo komunë e banuar nga maqedonasit ka reaguar tek Agjencia shtetërore për rrugë për vendosjen e tabelave treguese në tre gjuhë maqedonisht – anglisht – shqip në aksin rrugor transitor Strugë – Dibër që kalon përmes Vevçanit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button