Disa komuna të Shkupit nesër pa energji elektrike

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 9:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Sasa” 4 (sipas emrit të ri “1515”) dhe nga rruga “Sasa” numër 2 në komunën e Kisella Vodës.

Nga ora 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të stacionit hekurudhor Gjorçe Petrov, një pjesë e fshatit Bardovcë, rrugët me numrat 10, 12 dhe 18 në komunën Gjorçe Petrov.

Pa furnizim me energji elektrike nesër prej orës 8:30 deri në orën 14:30 do të mbesin një pjesë e konsumatorëve të fshatit Lubosh, ndërsa nga ora 9:30 deri në orën 12 një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Vizbeg, pjesë e rrugës numër 3.

Nga ora 9 deri në orën 14 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e Duqangjikut dhe një pjesë e Çarshisë së vjetër të Shkupit, ndërsa nga ora 9:30 deri në orën 15 shfrytëzuesit e rrugëve “Metohiska”, “Indira Gandi” dhe shfrytëzuesit e rrugës “Guadalahara” në komunën Shuto Orizare.

Prej orës 9 deri në orën 12 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Slavej Planina”, “Maksut Sadik”, “Tophanë”, rrugët “336”, “356” dhe “358” në komunën Çair.

Ashtu siç informon Qendra rajonale për menaxhim me krizat e qytetit të Shkupit, qytetarët do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punëve teknike në elektrosistem. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button